E detyruar nga kriza ekonomike e cila prej disa muajsh ka përkeqësuar ndjeshëm të ardhurat nga taksat, ministria e financave ka shtrënguar shpenzimet operative duke nisur që nga tenderët për arsye arredimi dhe rregullimi ndërtesash, shpërblimet, dietat, trajnimet dhe deri te tarifat e telefonave për punonjësit e administratës. Sipas një vendimi të hartuar në 28 gusht nga departamenti i buxhetit, që nga data 7 shtator asnjë institucion i qeverisjes qëndore nuk ka të drejtë që të ndërmarrë tender për prokurim të fondeve buxhetore nëse nuk merr më parë leje nga ministri i financave, ku njëkohësisht është i detyruar të tregojë edhe burimin e financimit. Më pas në një pikë tjetër të vendimit thuhet se do të reduktohen me 20% tarifat e telefonisë celulare të punonjësve, por përveç kësaj financat kërkojnë edhe shkurtimin e dietave, udhëtimeve dhe trajnimeve. Ato lejohen vetëm për raste të rëndësisë së veçantë dhe për një numër të kufizuar punonjësish, serish me leje te ministritt Bode. Shkurtimet prekin edhe pjesën e një fondi të veçantë që kanë institucionet shtetërore, ku 5% e fondit të pagave shërben për shpërblime të administratës apo aktivitete të ndryshme kulturore, ky fond sipas këtij vendimi nuk duhet prekur deri në datën 5 dhjetor, dhe ministra synon të përfitojë nga kjo masë afro 200 milion lekë.
Kjo është hera e parë që qeveria detyrohet të bëjë shkurtime të gjithanshme deri në këtë masë, kjo pasi një nga zërat më problematikë në buxhet gjatë muajve të parë të vitit kanë qënë pikërisht shpenzimet e institucioneve shtetërore të cilat bien ndesh me realizimin e të ardhurave në buxhet. Nga ana tjetër edhe pse ndodhet në një situatë të vështirë financiare, shpenzimet për sa I përket investimeve publike vijojnë të mbeten të njëjta, madje ditët e fundit qeveria është duke miratuar edhe një marrëveshje huaje për përfundimin e by pass-it të Fierit, taktikë kjo e denoncuar dhe më parë nga opozita si një manovër elektorale që po ndodh në prag të zgjedhjeve të 2013-ës.
Forced by the economic crisis which for several months has significantly deteriorated tax revenues, the finance ministry has tightened operating expenses starting from tenders for reason arredimi and arrangement of buildings, bonuses, allowances, training, and to telephones fees for employees administration. According to a draft decision on 28 August by the budget department, starting on 7 September no central government institution has no right to conduct a tender for the procurement of public funds unless it first received permission from the Minister of Finance, where the same is required to indicate the source of funding. Then at another point said that decision will be reduced to 20% of mobile phone tariffs employees but additionally require cutting diet finance, travel and training. They are allowed only in exceptional importance and for a limited number of employees, again with the permission of Bode ministries. Cuts affect the part of a special fund that state institutions, wh...