A1 Report - Rama:Në luftë me informalitetin kush paguan taksa është patriot

2015-09-04 0

"Jemi në gjendje lufte me informalitetin.Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor."- Kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar sot për startimin e operacionit kundër evazionit fiskal.

"Me taksat ne nuk bëjmë atë që thoshin komunistët, nuk i japim gjakun kapitalismit, blejmë civilizimin. Të paguash taksa është akti themelor i të qenurit patriot.
Nëse refuzoni të paguani taksa, refuzoni inercinë për të shkuar përpara duke dëmtuar të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj.Ju që paguani taksa nuk mund t?ua falni më pa marrë kuponin tatimor. Nuk mund të lejoni më privatin të mos i japë shtetit atë që i takon. Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor. Nëse të gjithë e bëjmë këtë do të gjendemi në një hapësirë të re ekonomike. Ajo çfarë ju nxirrni nga xhepi duhet të rikthehet sërish në xhepin tuaj."- theksoi Rama gjatë fjalës së tij. -