A1 Report - HEC "Ashta", shteti e paguan koncesionarin edhe kur nuk bie shi

2015-08-21 6

TIRANE- Kontrata konçensionare e HEC-it të Ashtës e nëshkruar nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe firmës austriake Osterreichische Elektrizitatsertschafts-Aktiengesellschaft përmban kushte skandaloze që cënojnë të ardhurat publike, nëse do t'i përmbahemi fjalës së Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një seancë pleanre të fundvitit 2014. "Pra, praktikisht investitori (kompania austriake) jo nuk humb asgjë, por nuk ka asnjë risk, madje në këtë kontaratë ka edhe klauzola tepër interesante. Edhe kur nuk bie shi dhe s'ka prurje, shteti detyron t'ia kompensojë. Por a nuk meritojnë këto kontrata të auditohen?",- nënvizoi ministri Gjiknuri në fjalën e tij.

Kontrata
Marrëveshja konçensionare është nënshkuar nga KESH dhe kompania austriake në 30 shtator të vitit 2008. Ministri Gjiknuri e ka cilësuar serioz këtë investim të kompanisë austriake ndërsa u drejtohej deputetëve në seancën plenare. Ndërkaq, kushtet e kontratës ngarkojnë me shumë përgjegjësi KESH-in, përmbushja e të cilave mbetet në një pjesë të vitit çështje e kushteve atmosferike. Kjo, duke qenë se HEC-i i Ashtës furnizohet nga kaskada e lumit Drin në pjesën më të madhe dhe lumit Gjadër (ky nuk është në administrimin e KESH). Ajo që duhet theksuar është që KESH-i ka marrë përsipër të ruajë një nivel të caktuar të prurjeve të ujit të Rezervuarit të Spatharës (i cili luan rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të HEC-it të Ashtës) gjatë gjithë kohës, madje edhe gjatë muajve të thatë të verës: qershor, korrik dhe gusht, gjatë të cilëve rreshjet aq të rëndësishme për furnizimin e HEC-ve mungojnë thuajse tërësisht.

Në pjesën e dytë të kontratës, në pikën 3 "Shfrytëzim i Vazhdueshëm", në Nenin b. ii. thuhet "në Rezervuarin e Spatharës do të mbahet në çdo kohë ujë i mjaftueshëm gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht të çdo viti, në mënyrë që Verbund të ketë mundësi të lëshojë 20 m3/s ujë nga diga e daljes për qëllime civile, duke përfshirë vaditjen, pavarësisht nga detyrimet që KESH mund të ketë në lidhje me autoritetet civile/ të vaditjes dhe /ose përdoruesit për këtë mospërmbushje". Dhe në nenin b. iii. thuhet: "në asnjë kohë prurja e ujit në rrjedhën e poshtme të rezervuarit të Spatharës nuk do të jetë më pak se ajo që kërkohet me qëllim që të mbahet një minimum ekologjik i rrjedhjes". Pra kjo do të thotë se KESH duhet të gjejë të gjitha mënyrat për të furnizuar këtë rezervuar. Mosfurnizimi i tij do të dëmshpërblehet nga shteti-pronar i KESH-it.

Zhdëmtimet
KESH është i detyruar të paguajë "dëmet" kompanisë austriake pavarësisht faktit se nivelet e ujërave varen nga faktorët klimaterikë. Në pjesën e katërt, në pikën e parë "Zhdëmtimet" thuhet: "Pavarësisht klauzolave të tjera të kësaj Marrëveshjeje, Verbund nuk do të ketë përgjegjësi dhe KESH do të zhdëmtojë Verbundin për të gjitha Dëmet që lindin, kanë lidhje me, ose janë rezultat i ujit të mbledhur në Rezervuarin e Spatharës (duke përfshirë edhe uljen e kapacitetit të HEC të Vau të Dejës për të prodhua...