A1 Report - Lejet e ndërtimit, Radovani: Do i kalojmë në sitë. PD: E dëmshme!

2015-08-22 1

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për pezullimin e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin, zv/ministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani sqaron lejet që tashmë e kanë marrë ?OK-in? do të rishikohen.

Sipas tij, është vendosur kështu për të analizuar nëse ato u shkojnë për shtat planit të ri zhvillimor. Radovani saktëson se ndërtimet qa janë në proces nuk do të preken.

?Gjatë kësaj kohe nuk do të jepen leje ndërtimi, lejet e ndërtimit që janë dhënë do të analizohen a janë konform planit të zhvillimit të bashkisë në fjalë ndërsa në ato që po punohet, po punohet nuk mund të ndërpriten?, tha Radovani.

Nga ana tjetër eksperti ekonomisë pranë Partinë Demokratike, Dritan Shano ironizon vendimin më të ri të KKT-së. Sipas tij, kjo nismë e qeverisë, është e lidhur me korrupsionin.

?Ne gjendemi në mënyrë ciklike sa herë ndërrohen pushtete apo ndërrohen qeveri një nga gjërat e para në mos gaboj është kjo ndërprerja e lejeve të ndërtimit derisa të marri vesh kryetari i ri i radhës i bashkisë apo i njësisë vendore nga hyhet e nga dilet në bashki. Kjo më bën mua të besoj që më shumë sesa e lidhur me një projekt zhvillimor kjo është e lidhur me një raport forcash me një rivendosje të një marrëdhënie me ndërtuesit e kryetarit të ri sesa realisht projekti i zhvillimit?, thotë Shano.

Ai shprehet se, pezullimi i lejeve të ndërtimit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit.

?Është një sektor i cili punëson diku tek 130 mijë njerëz në të gjithë Shqipërinë kështu që dashje pa dashje do ketë një efekt ky bllokim mbi këto shifra që sapo folëm. Përveç kësaj duhet të jemi të sinqertë dhe të themi që ka dhe efekte zinxhir në ato që janë industri nxjerrëse dhe përpunuese tip çimento tip bitum të gjitha gjërat që lidhen me sektorin e ndërtimit?, shton Shano.

Vendimi për pezullim të lejeve të ndërtimit deri në hartimin e planeve vendore nga 61 bashkitë e vendit u mor në mbledhjen e fundit për këtë sesion ne këshillin kombëtar të territorit. Ky pezullim u lajmëruar më herët nga kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj.

Free Traffic Exchange