Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e posaçme parlamentare për projektligjin e ?Arsimit të Lartë?. Ishte vendimi i Konferencës së Kryetarëve të enjten e kaluar, e cila pas debateve mazhorancë-opozitë në Kuvend, vendosi shtyrjen e diskutimeve për ditën e sotme.
Opozita akuzoi mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme, duke shmangur konsultimet. Gjë që u hodh poshtë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi i cili tha se vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj. Por, gjatë ashpërsimit të toneve të debatit, opozita kërcënoi me rishikimin e marrëdhënieve me Kuvendin, çka bëri që mazhoranca të reflektonte dhe të tërhiqte projektligjin nga rendi i ditës.
Edhe seanca e sotme nuk do të kalojë pa debate, pasi grupi parlamentar demokrat ka shprehur zyrtarisht votën kundër projektligjit dhe ka paralajmërua për debat të fortë parlamentar, për të rrëzuar në tërësi ligjin. Ndryshe nga mazhoranca që ka vendosur votë unánime ?pro? reformës në Arsimin e Lartë.