A1 Report - "Arsimi", Basha-Nishanit: Mos e dekreto, Rama: Na çon në Evropë

2015-08-22 0

TIRANË - Opozita i shpall luftë me çdo mjet kushtetues ligjit për arsimin e lartë të miratuar në mesnatë me votat e maxhorancës në Kuvend dhe i kërkon Presidentit të Republikës të mos e dekretojë. Ky qëndrim u konfirmua nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas një takimi me pedagogë të universiteteve të ndryshme në vend i cili paralajmëroi betejë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kreu demokrat e konsideron të pavërtetë faktin se opozita u kujtua me vonesë për këtë ligj ndonëse kritika u bë nga pedagoget në tryezën e organizuar nga PD.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat erdhi edhe bekimi zyrtar i Ramës për ligjin e ri të arsimit të lartë. Kryeministri tha se ky ligj e çon universitetin në Evropë.

Free Traffic Exchange