TIRANE- Zyrtarë të Partisë Demokratike kërkojnë publikimin e emrave të 6-ish ministrave që ?tradhtuan? PD-në dhe kandidatin e saj në Tiranë, Halim Kosova. Pas bërjes publike të akuzës së kryetarit të degës së PD në Gjirokastër, Roland Bejko, se ish-ministrat jo vetëm ?tradhtuan?, por edhe financuan fushatën e PS, i pari që ka reaguar është ish ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana.
Ai i ka kërkuar kryedemokratit të Gjirokastrës që të publikojë emrat e tyre, pasi në të kundërt të gjithë i bie që të jenë pjesë e ?komplotit? kundër PD-së dhe kandidatit të saj. ?Nuk do e lodhja gishtin se mendjen duket se pak ia vlen ta lodh. Mirëpo kur hasesh në komentues që pasi i kanë bërë të gjitha rolet dalin nga udha e japin leksione. Nuk rri dot të lexoj pa thënë një mendim. Burra dhe gra, a bën me fol me emra e me çështje të prekura rast pas rasti, se kështu duke i pshurrur të gjithë mos ta mendojë askush veten të pa lagur.
Po të ishin disa pak me vese dhe gjithë pjesa tjetër me virtyte, ne do ishim tjetërsoj sot pas 25 vitesh?, u shpreh Gjana. Kryetari i shtabit elektoral të kandidatit demokrat për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu i cili rezultoi fitues me një diferencë të ndjeshme votash, Jemin Gjana iu drejtohet atyre që kanë punuar kundër PD, se s?janë burra. Sipas tij, demokratët edhe pse pakësohen ndonjëherë, vendit s?do t?i mungojnë kurrë. ?Edhe pse pakësohemi ndonjëherë prej ?kurvnisë së meshkujve?, se burra nuk mundem t?u them.
Njerëzit me shpirtin e vërtetë demokrat, me shpirtin e të qenit i lirë e i mosvarur prej askujt e prej asgjëje nuk i kanë munguar, nuk i mungojnë e nuk do t?i mungojnë këtij vendi në jetë të jetëve?, thekson ish-ministri i qeverisë ?Berisha?, Jemin Gjana. Partia Demokratike nuk ka reaguar zyrtarisht për denoncimin e kryetarit të degës lokale të Gjirokastrës, por burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se fushata e Halim Kosovës në Tiranë u dekonspirua nga ?elementë të brendshëm?.
Akuzat
Kryetari i degës së PD në Gjirokastër, Roland Bejko u shpreh dy ditë më parë se kishte zbuluar gjashtë ministrat që kanë punuar kundër kandidatit të PD në Tiranë, Halim Kosova. Madje, sipas Bejkos, njëri prej tyre, edhe kishte ndihmuar financiarisht Partinë Socialiste dhe fushatën e kandidatit të saj, Veliaj.
Gjatë një prononcimi për shqiptarja.com, Bejko u shpreh se e disponon emrat dhe provat që implikojnë ish ministrat në komplotin kundër PD në 21 qershor. ?Kisha dijeni se 5-ish ministra, nuk e kishin votuar PD-në në zgjedhjet e fundit lokale, por sapo ma konfirmoi vetë edhe i 6 (gjashti) se jo vetëm nuk e kish votuar Halim Kosovën e PD-në, por edhe kish dhënë goxha shumë për "Rilindjen"?, u shpreh dy ditë më parë, Bejko.