TIRANË - Dy deputetet , ndër më të vjetrat në Kuvendin e Shqipërisë Arta Dade dhe Jozefina Topalli janë përplasur në qëndrimet e tyre në Kuvend.
Fokusi ishte ish-kryeministri Sali Berisha për të cilat dy zonjat ndajnë qëndrime krejt të kundërta për veprimtarinë politike të liderit historik të Partisë Demorkatike.
Dade: Shprehja "qentë që flen mos i ngacmo", do t?i vinte për shtat një qenie këtu që u mundova të bëj diagonzën dhe më erdhën në mend një mori epitetet. Kjo qenie mund të etiketohet si telendar se në 8 vjet si kryeministër shpifte duke përgojuar të gjithë familjarët e opozitës. Epiteti më i spitaktuer është që ai është një kriminale, e madje shumë i rrezikshëm. Sepse duke dhënë urdhra, duke shkelur embargon e OKB, sikurse e ka pranuar vetë, duke bërë gërdecin që hodhi në erë 27 të pafajshëm, duke vrarë me urdhër të tij 4 vetë në bulevard, pa i përmendur vlorën sigurisht që ky është një kriminal, më vjen keq për deputetët e opozitës që janë të marrë peng. Angazhimi im në politike nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të merreshim me Berishën. Rri shpresëplotë që nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarët, prokurorët në mënyrë që këtë kriminal shumë të rrezikshëm ta vëmë para drejtësisë. Lidhur me emrat që përmend këtu zoti Berisha. Unë do të inkurajoja gratë në politike të vazhdojnë të mbeten. Unë jam për gratë që nuk fusin hundët në punën e shtetit.