A1 Report - Turizmi fut në "sherr" deputetët Në 27 korrik seancë e posaçme

2015-08-22 0

TIRANË - Ishte parashikuar që seanca e kësaj të enjteje të ishte e fundit për punimet e Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion parlamentar, por debatet e forta mes deputetëve që në nisje të seancës për futjen ose jo në rend të ditës të projektligjit të turizmit, detyruan kryparlamentarin Ilir Meta të shpallë një seancë të posaçme të hënën e 27 korrikut vetëm për diskutimin e këtij drafti.

...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë seancë Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate, të cilësuara edhe nga vetë deputetët si ?jo serioze?.

Projektligji për turizmin, i cili u kërkua nga një grup deputetësh të mazhorancës për tu futur në rendin e ditës të kësaj seance, u bë shkak për nisjes e debateve që në fillim të seancës. Opozita kundërshtoi miratimin e këtij projektligji këtë të enjte, me argumentin se në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese është rënë unanimisht dakord nga anëtarët që ky draft të miratohet në shtator, kohë kur nis sesioni i ri parlamentar. Mazhoranca nga ana tjetër pretendoi se është zhvilluar një mbledhje të hënën, ku opozita edhe pse është njoftuar nuk ka marre pjesë, ku është bërë disktutimi i këtij projektligji. Opozita foli për një mbledhje "fantazme" për të cilën nuk është njoftuar.

?Ky projektligj nuk ka kaluar nen për nen në komisionet parlamentare?, -tha Edi Paloka. ?Opozita nuk është përgatitur për diskutim?, u shpreh deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho. Një deklaratë që tingëlloi çuditshëm për kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, në kushtet kur diskutimet janë bërë në komisione e përgatitja nuk ka arsye të mungonte!

Në mes të debateve, kryeparlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën për të thirrur në mbledhje Konferencën e Kryetarëve e vendosi mbajtjen e një seance të posaçme parlamentare për këtë draf më 27 korrik.