A1 Report - Cani me homologun kosovar, avancim për tregje të unifikuara

2015-08-22 1

Heqja e barrierave doganore për shkëmbimet tregtare dhe përmirësimin e klimës së biznesit në aktivitetet e tyre ishte objektivi i takimit mes ministrave të financave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Shkëlqim Cani dhe homologu i tij Abdullah Hoti u takuan në Prizren për herë të dytë për të bërë një analizë të punës që është bërë nga stafet e ministrive përkatëse për marrëveshjet e arritura. Ministri Cani u shpreh se arritje janë shënuar në fushën e doganave dhe atë të tatimeve të bizneseve në dy vendet. Synimi ynë u shpreh Cani është të eleminojmë plotësisht kufirin mes dy vendeve.

Ministri i financave për Kosovën u shpreh se është arritur një dakordësi për njohjen e të gjitha llojeve të certifikatave dhe dokumentacioneve për mallrat e eksprot-importit mes dy vendeve. Deri në takimin e ardhshëm që do të jetë në muajin shtator, këto dy ministri do të angazhohen në luftimin e burokracisë që është e pranishme në administratë.

Free Traffic Exchange