A1 Report - "Çmimi i energjise nuk do te rritet" Cani: Rregull i ri fiskal per borxhin

2015-08-22 0

TIRANË -- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet. Këtë ka garantuar Ministri i Financave Shkëlqim Cani pas prezantimit të raportit të BB-së, e cila rekomandon që qeveria shqiptare vijojë reformat, të cilat duhet të jenë të shpejta dhe të thella, sidomos në pensione dhe energji.

Ministri tha se reforma që ka nisur qeveria në këtë sektor është e dhimbshme për buxhetin, por ajo parashikon një sërë masash, që nisin me rritjen e arkëtimeve, ndëshkimin për abuzuesit, investimet në rrjet por nuk do të ketë ndryshim tarifash. Lidhur me reformën në energji, Cani tha se ky nuk është thjesht një problem i këtij sektori, por është një problem thelbësor i lidhur me financat publike. Së shpejti sipas Canit do të fillojë një diskutim të gjerë për futjen e një rregulli të ri fiskal, për të ankoruar më mirë pritshmëritë e tregjeve dhe bizneseve.

''Ky program reformash që keni nisur është shumë i rëndësishëm, për të vazhduar reformat strukturore, për rritjen e vendeve të punës. Ndërkohë, kërkohen reforma për pensionet. Eshtë e rëndësishme që të zbatohen reformat në planin afatgjatë, reformat në menaxhimin fiskale, në sektorin e energjetikës. Banka Botërore është e angazhuar t'i japë Shqipërisë ndihmë teknike'', u shpreh Tahseen Sayed, drejtoresha e Bankës Botërore.

Raporti i BB fokusohet në qëndrueshmërinë e financave publike dhe identifikon burimet e rreziqeve duke vlerësuar sektorë kycë si energjia, transporti, pensionet dhe politikat e taksave. Ndërsa bën vlerësim të sektoreve si Shendetësia, Arsimi, Politikat Sociale dhe Reforma në administratën publike.

Cani: Emergjencë në pensione, energjia reforma më me dhimbje!

Ministri Cani deklaroi se energjia dhe pensionet janë sektorët më problematike në vend, të cilët kërkojnë zgjidhje emergjente. Por ndërsa reforma në skemën e pensioneve, sipas ministrit të Financave, duhet bërë sot, zgjidhja për sektorin energjetik, mbetet sipas tij, ajo më e dhimbshmja.

Ai tha se qeveria do të ndërmarrë reforma rrënjësore në sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve, alternativat për të cilat do t'i japë me kohën.

"Zgjidhja për energjinë, është shume e gjërë, është një reformë e cila fillon dhe mbaron me energjinë, por është një problem thelbësor dhe për financat publike. Koha do të tregojë për disa alternativa që do të japë qeveria, por pritshmëritë janë për një reformë rrënjësore. Jo pak janë dhe reformat për pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje, s'mund ta lëmë për nesër pasi do të jetë shumë vonë. Do na duhet një zgjidhje e shpejtë dhe përfunditmare, se buxheti paguan shumë. Por më shqetësuese, më problematike, më e thellë, më me dhimbje, mbetet reforma në energjetikë", u shpreh ministri Cani.

Ministri Cani tha se qeveria do të fillojë diskutimet për futjen e një rregulli të ri fiskla që sipas tij do të disiplinojë politikën fiskale dhe të borxhit publik.

"Shmangia e goditjes së krizës, siç trumbetohej, që Shqipria s'u ndikua nga kriza, u vërtetua që ishte iluzive. Do fillojmë diskutim të gjerë për futjen...