A1 Report - Austriakja me mjeker fiton trofeun e festivalit te 59-te te Eurovizion

2015-08-22 10

EUROVIZION - Këngëtari nga Austria, i fshehur nën pseudonimin "Conchita", emri i cilit është Tom Neuwirth, ka arritur të rrëmbejë pikët maksimale në 59-vjetorin e festivalit te Eurosong. Stili dhe luku i këngëtarit, "një mbretëreshë më mjekër" që paraqitet në stilin e një femre, la gojëhapur gjithë të pranishmit dhe ndjekësit e këtij evenimenti nga mbarë bota, me këngën e tij 'Rise like a phoenix'. Ai arriti të mundë të gjithë rivalët, duke monopolizuar vëmendjen me vigjiljen dhe sjelljen e çuditshme e tij si dhe talentin e zërit në skenë.

Gjatë marrjes së trofeut "këngëtarja" u shpreh: " Kjo natë i është përkushtuar të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme mes paqes dhe lirisë. Ju e dini se kush jeni! Ne jemi uniteti dhe ne jemi të pandalshme. . ." Ky ka qenë edhe mesazhi, i shprehur mes emocioneve i përfaqësueses Austriake në Eurovizion.

Këngëtari Austriak arriti të grumbullojë plot 290 pikë në total duke dalë dhe i pari në listën përfundimtare. Në vend të dytë u rendit Hollanda me 238 pikë dhe Suedia e treta me 218 pikë në total. Shqipëria u përfaqësua në këtë eveniment me këngën "Zemërimi i një nate" të Hersi Matmujës por nuk arriti të kualifikohet për në fazën finale.

Festivali u mbajt këtë vit në Kopenhagen të Danimarkës, ku 37