A1 Report - "Gërdeci", Tartari i denuar me 1 vit burg, fiton azilin politik në France

2015-08-22 8

Gjashtë vite pas tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë, shkon në dy numri i personave që fitojnë azil politik nga të dënuarit për shpërthimin e 15 marsit 2008 në punishten e demontimit të armëve. Ish-drejtori i planifikimit të buxhetiti Armand Tartari në Ministrinë e Mbrojties në kohën kur drejtohej nga ministri Fatmir Mediu, ka fituar azil politik në Francë.

Tartari, i dënuar me 1 vit burgim, u arratis nga Shqipëria dhe prej një viti qëndron në një kamp refugjatësh në Francë, ku dhe ka fituar azilin politik.

Ish-drejtori në Ministrinë e Mbrojties Armand Tartari ka fituar azilin politik më 15 maj të këtij viti ndërsa ky është azili i dytë i fituar nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit pas azilit të fituar pak kohë më parë nga ish-shefi I shtabit të ushtrisë në periudhën e tragjedisë në gërdec Luan Hoxha.

Hoxha fitoi azil në SHBA, ndërsa Tartari ka mundur që pas një viti të fitojë azil politik në Francë.

Së bashku me Armand Tartarin me vendim të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit u dënuan dhe shumë persona të tjerë mes tyre Mihal Delijogji, Dritan Minxolli, Ylli Pinari, por pas hekurave nuk ndodhet më askush paçka se tragjedia i mori jetën 26 personave.