Mes artistësh të të gjitha fushave dhe situatave plot hilaritet dhe humori të hollë ka ulur siparin edicioni i 10-të i ndarjes së çmimeve Kult. Gjatë këtyre 0 viteve 404 ka qenë numri i artistëve të nominuar, prej të cilëve 101 janë shpallur fitues të çmimit KULT. Nën prezantimin e sopranos Vikena Kamenica dhe aktorit Artan Imami në ambientet eTKOB janë ndarë me radhë çmimet e kategorive të ndryshme ku fitues të mbrëmjes kanë qenë
Aktorja më e mirë -Eriona Kakeli
Aktori më i mire- Arben Dërhemi, i cili "mundi" në këtë kompeticion edhe aktorin e njohur Robert Ndrenika.
Regjia e teatrore më e mire- Sesilia Plasari
Libri Studimor i Vitit-Dhurata Shehri
Filmi shqiptar -"Lindje-Perëndim-Lindje nga Gjergj Xhuvani,
Artisti Pamor- Adrian Paci
Interpretuesi lirik i vitit -Armando Likaj
Instrumentisti i vitit- Ermir Abeshi
Albumi Muzikor i vitit- Dren Abazi
Libri Artistik -Besnik Mustafaj
Një nga risitë e këtij viti ishte dhe ndarja e çmimeve speciale Kult për artistë nga Kosova, Maqedonia etj, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë mes të gjitha trevave shqipfolëse. Ndër personazhet që u nderuan me këto cmimi ishin, Pirro Milkani, Arta Dobroshi, Luan Starova, Sabri Hamiti etj.