A1 Report - Territorialja,mazhoranca merr 1 anetar,komisioni shtyhet 2 muaj

2015-08-22 0

TIRANE -Komisioni i posaçëm i ngritur për reformën territoriale, shumë shpejt pritet të nisë punë, dhe kjo pasi Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me votat e mazhorancës shtimin e një anëtari nga shumica dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të Komisionit me dy muaj të tjerë, pasi 24 prilli shënon dhe mbylljen e veprimtarisë së tij.

Një aventurë për të siguruar sa më tepër vota në tavolinë, është cilësuar ky ndryshim nga opozita, e cila sërish nuk është bërë pjesë e këtij komisioni, kur kanë kaluar 3 muaj nga ngritja e tij. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve se bërja vetëm e një reforme kaq të rëndësishmë do të ketë pasoja për politikën dhe vendin.

"Mazhoranca vendosi në mënyrë të njënashme të ndjekë aventurën e saj. Të kërkosh të bësh një reformë kaq të rëndësishme vetëm, do të ketë pasoja për politikën dhe për vendin. Partia Socialiste nuk ka kërkuar konsensus. Me gojën e kryetarit të tyre, Kryeministri Rama e tha qartazi në Parlament se s'mund të jap konsensuin në Parlament pasi kemi frikë se opozita do bllokojë. S'kemi interes të bllokojmë, duam që kjo reformë të bëhet. Ata kanë synim thjesht të sigurojnë zgjedhjet në tavolinë. Me këtë ndarje hartash mazhoranca synon të marrë sa më tepër vota në tavolinë. Do e bëj vetëm, rrugë e mbarë i qoftë deri aty ku do shkojë", -u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

Por për Partinë Socialiste, reforma adminsitrativo-territoriale, nuk ka asnjë qëllim elektoral. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së Kryetarëtë, Ilirjan Celibashi bëri të qartë se mazhoranca nuk ka ndryshuar qëndrim për reformën. "Jemi detyruar të paraqesim këtë ndryshim të numrit të anëtarësisë të Komisionit në mënyrë që ky komiion të fillojë punë nga ana teknike", u shpreh Celibashi. Ai tha se zgjatja e afatit të komisionit me 2 muaj i jep sërish kohë opozitës të bëhet pjesë e tij.

Free Traffic Exchange