Parlamenti shtyn me tre muaj punën e " />
Parlamenti shtyn me tre muaj punën e "/>

Ora News - Shtyhet me tre muaj komisioni hetimor për "Tahirin"

2018-09-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti shtyn me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi u mor me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim ndërsa opozita nuk ishte e pranishme. Prej fillimit të këtij sesioni parlamentar opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat parlamentare duke mbjajtur mbledhje në qytete si Shkodra dhe Elbasani.

Votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërsa Votat abstenim ishin Alket Hyseni dhe Elena Xhina

?Sot në mëngjes na ka ardhur një kërkesë nga kreu i komisionit hetimor parlamentar, zoti Paloka që është bërë publik. Më lejoni që të njoh Kuvendin lidhur me ecurinë e këtij komisioni dhe për të arritur në vendimmarrjen e këtij komisioni.?, tha Ruçi.

Objekti i punës së Komisionit është verifikimi i pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtyhet-me-tre-muaj-komisioni-hetimor-tahirin

Free Traffic Exchange