A1 Report - 35 birësime për 6 muaj, një çift "merr" fëmijën me HIV-AIDS

2015-08-22 2

TIRANË - Në 6 muajt e lënë pas në vitin 2015 në Shqipëri janë birësuar 32 fëmijë, mes tyre dhe një fëmijë me virusin HIV-AIDS. Janë këto shifrat të cilat bëhen publike nga kryetari i Institutit të Birësimeve Genci Terpo në një intervistë për A1Report.

Për Terpon postulati i institucionit që ai drejton mbetet gjetja e një familje për një fëmijë të braktisur dhe jo një fëmije për çiftet që nuk kanë një fëmijë biologjik.


Ndërsa referuar ndryshimeve ligjore të cilat janë propozuar për ligjin e birësimit, Terpo shprehet se gjithçka do t?i shërbejë unifikimit të praktikave për nisjen e një birësimi.


Por nëse një çift interesohet për birësimin e një fëmijë, sipas legjislacionit shqiptar ai së pari duhet të paraqes një kërkesë pranë këtij instituti dhe nëse gjithçka përputhet mes fëmijës, çiftit dhe procedurave, finalizimi bëhet brenda 6 muajsh deri në 1 vit në varësi të rasteve.

?Interesi ynë është t?i gjejmë familjen fëmijës dhe jo anasjelltas fëmijën familjes?, thekson Terpo.