A1 Report - Thaçi-Rama ne panairin artizanal: Kurse trajnimi per te ruajtur traditen

2015-08-22 0

KUKES - Vizita në panairin artizanal, ka qenë një tjetër ndalesë e dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Edi Rama në qytetin e Kukësit. Të dy krerët e qeverive kanë vwnë theksin tek organizimi i kurseve të trajnimit në mënyrë që kjo traditë të përçohet nga mjeshtrit e artizanatit tek të rinjtë. Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, kanë gjetur kohë që të fotografohen edhe me dy fanella të klubit të futbollit të Kukësit.
Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, kanë vizituar edhe panairin e punëve artizanale në qytetin e Kukësit. Për të dy krerët e qeverive kosovare dhe shqiptare, kjo traditë nuk duhet të humbasë, ndaj duhet të merren masa të organizohen kurse trajnimi që kjo traditë të kalojë nga mjeshtrit e artizanatit tek të rinjtë.
Pavarësisht se dita e sotme ka qenë një ditë e ngjeshur me takime, Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, kanë gjetur kohë që të fotografohen edhe me dy fanella të klubit të futbollit të Kukësit, skuadër kjo që aktualisht zë vendin e dytë në Shqipëri.

Free Traffic Exchange