TIRANË - Rikthimi i festimit të "Natës së bardhë" në kryeqytet vjen plot surpriza dhe aktivitete. Pasditen e sotme, kryeministria ka hapur dyert për të pritur qytetarët e të gjitha grupmoshave. Në "Sallën e Hartave" ku ndodheshin të rinj e qytetarë të moshave të ndryshme, kryeministri Rama është ndalur tek rikthimi i kësaj tradite, duke e quajtur "Rilindje të Natës së Bardhë".
Festimet për Natën e Bardhë do të përqendrohen dhe në Muzeun Historik Kombëtar, ku do të ketë surpriza të ndryshme për rininë, që Shqiptarja.com i zbulon për ju. Në ambientet e Muzeut Historik, në një prej sallave të tij, do të ketë koncerte nga banda muzikore të rrymës, rrok, jazz e rryma të tjera për rininë. Ndërkohë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit janë programuar shfaqje të tjera, orkestrale, ekspozita, sfilata me veshje popullore, kenge polifonike etj. Në zonën e ish-bllokut do të ketë koncerte festive për të rinjtë.