A1 Report - Shkodër, qytetarët ndjekin vendimin e Kryeministrit Rama në "A1 Report"

2015-08-21 0

Me mijëra qytetarë Shkodranë të grumbulluar në një prej shesheve të qytetit ndërsa prisnin në ankth vendimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ardhjen e lëndeve kimike, kishin zgjedhur televizionin "A1 Report" për të mësuar këtë vendim. Organizatorët e protestës kishin vendosur një monitor të madh në qendër të qytetit dhe nëpërmjetë "A1 Report" u njohën me vendimin e shefit të qeverisë për të mos pranuar ardhjen e lendëve kimike siriane ne vendin tonë, vendim që iu dha fund protestave në Tiranë e në vend. Menjëherë pas fjalës së Ramës në shesh shpërthyen ovacionet dhe brohoritjet.