A1 Report - France, e djathta fiton ne zgjedhjet administrative, por humbet Parisin

2015-08-22 2

FRANCE - Ka triumfuar e djathta në turnin e dytë të zgjedhjeve administrative në Francë, duke konfirmuar disfatën e socialistëve. I vetmi ngushëllim i tyre, është socialistja Anne Hidalgo e cila është femra e parë kryebashkiake e Parisit, duke mundur sfiduesen e partisë UMP, Natalie Kosciusko-Morizet, me 54,5% të votave.

Hidalgo do u japë mundësi socialistëve të mbajnë për 6 vite të tjerë karriken e Bashkisë së kryeqytetit. E djathta franceze, ka arritur të fitojë zgjedhjet me 45,91% të votave, kundrejt 40,57 të së majtës.

Mediat ndërkombëtare e quajnë një humbje të thellë të qeverisë franceze, duke humbur në 155 qytete. Zgjedhjet e datës 30 mars, ishin konsideruar një referendum mbi presidentin François Hollande, pas dy viteve të parë të qëndrimit të tij në presidencë. Ndërkohë humbja e të majtës është përmbledhur në disa shifra të dhëna nga ministri i brendshëm Manuel Valls, i cili është shprehur se "dhjetë qytete me më shumë se 100.000 banorë, kalojnë nga e majta në tek e djathta."

Qytetarët francezë votuan ditën e dielë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pas një raundi të parë aspak pozitiv për të majtën në pushtet përballë forcës politike të ekstremit të djathtë.

Free Traffic Exchange