A1 Report - Bangladesh, "Liga Awami" fiton zgjedhjet, opozita bojkotoi

2015-08-21 3

BANGLADESH- Partia qeverisëse e Bangladeshit, "Liga Awami" ka fituar sërish zgjedhjet e përgjithshme, rezultati i të cilave nuk ishte asnjëherë në dyshim, pas bojkotimit të opozitës.

Procesi i votimit u përgjak si pasojë e përleshjeve me policinë, ku të paktën 18 protestues u vranë. Numri i votuesve në këto zgjedhje ishte nga më të ulëtit në vend me vetëm 20%, krahasuar me 70% që ishte në vitin 2008.

Më parë, Liderja e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit, Khaleda Zia bëri thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor pasi sipas saj këto zgjedhje ishin thjesht një farsë skandaloze.

Kryeministrja e vendit, Sheikh Hasina refuzoi kërkesën e opozitës për t'u larguar nga pushteti dhe për të zgjedhur një qeveri neutrale për të mbikëqyrur zgjedhjet e përgjithshme. Partia Nacionaliste e Bangladeshit kërkoi që rezultatet e votimeve të quheshin të pavlefshme, si dhe bëri thirrje për një grevë të re 48 orëshe.

Partia e "Liga Awami" fitoi 105 nga 147 vendet në Parlament, me 34 vendet e tjera të plotësuara nga aleatë të saj apo kandidatë të pavarur.