A1 Report - Kalaja e Beratit pushtohet nga mbeturinat urbane

2015-08-21 2

Kalaja e Beratit prej kohesh eshte kthyer ne vend grumbullimi mbeturinash. Ndonëse ky monument mbetet destinacioni kryesor i cdo vizitori që vjen në qytetin e një mbi një dritareve, kalaja në prag të sezonit turistik mbeturinat janë përhapur kudo rrëze mureve të kalasë. Kësaj panorame i shtohet edhe prania e bagëtive që kullosin në bimësinë që ndodhet pranë mureve rrethuese të kalasë.

Ndotja e madhe e kalasë duket se kryhet nga vetë banorët e zonës, ndërkohë që edhe mbledhja e plehrave dhe pastrimi i lagjes nuk bëhet vazhdimisht, gjë e cila bën që lagja të zhytet mes plehrave.


Kalaja e Beratit prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe turistëve, por ndotja masive që e karakterizon atë aktualisht mund ti kushtojë numrin e vizitorëve, vendas dhe të huaj.