A1 Report - Berat, lagjia Gorica "pushtohet' nga mbeturinat, banoret: S'kemi vendgrumbullim

2015-08-21 6

BERAT - Gorica, lagjia muze në qytetin e "një mbi një dritareve" në Berat duket se nuk është ende gati të presë turistët, ndonëse pak javë në ndajnë nga çelja e sezonit turistik. Lagjia "Goricë" është pushtuar nga mbetjet urbane, të cilat t'i zë syri në çdo rrugë dhe cep trotuaresh. Mbetjet hidhen pa kriter nga banorët e zonës, ndërsa grumbujt e plehrave duken në çdo vend të lagjes muzeale.

Banorët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së një kontejneri për mbetjet urbane

Një delegacion kinez i ardhur për zbatimin e një projekti në Shqipëri kanë shfrytëzuar mundësinë për të vizituar qytetin e mbrojtur nga "UNESCO". Ata thonë se Berati është një qytet i bukur, pavarësisht panoramën e mbetjeve që të ofron.

Berati është një prej zonave më të preferuara të turistëve, sidomos gjatë sezonit veror.