A1 Report - Doda:Basha shmang mbeshtetesit e Olldashit, fton ne parti miqte

2015-08-21 2

TIRANË- Deputetja demokrate Mesila Doda ka hedhur akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha se po mënjanon mbështetësit e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, duke afruar në radhët e partisë miq të tij.
Deklarata është bërë gjatë emisionit "5 Pyetjet nga Babaramo", ku Doda shprehet se PD mund të funksionojë vetëm vizionin e Olldashit, të cilin e cilësoi si shtyllën kurrizore të demokratëve. Doda ka kundërshtuar qëndrimin e Bashës edhe për reformën territoriale, duke e cilësuar si jetike pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjithashtu u shpreh se komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Stefan Fyle ka qenë i padrejtë për çështjet e Shqipërisë. Doda tha se "komisioneri Fyle nuk duhet që të sillet agresivisht, të ngrejë zërin në Shqipëri". Duke u ndalur tek kushtet që iu vendosën vendit në kuadër të integrimit europian, deputetja e PD-së tha se "Fyle ka qenë thellësisht i padrejtë me Shqipërinë. Vendit tonë iu vendosën kushte pas kushtesh nga BE".

Ndërkaq, deputetja demokrate, kryetare e Aleancës së Grave në Parlamente thotë se duhet të rritet numri i grave në politike. Mesila tregon edhe qëllimin e mbledhjes së Kuvendit me gjithë gratë deputete të trevave shqiptare.

Në fundjavë ju si kryetarë e Aleancës së Grave në Parlament mblodhët në Kuvend deputetet e të gjitha trevave. Cila është risia që prodhoi ky aktivitet?
Gjithë qëllimi ynë ishte që të njiheshim me njëri-tjetrin, dhe të krijonim një stereotip ndryshe. Pra, mos të jetë thjesht qëllimi i festës, siç ka ndodhur në këto vite, por të kthehet vëmendja tek shtresat më të vuajtura, dhe të tregohet vëmendje për gratë që përballen me problematika të mëdha. Probleme të tilla ka në arsim, në përfshirje në jetën sociale, po kështu, nuk përjashtohen rastet e dhunës. Gratë në Shqipëri kanë patur problem të madh në prezencën e tyre në politikë, kuota nuk është ndjekur nga partitë politike. Një rast i tillë ka qenë lënia e mandatit të deputetit nga disa deputete. Padyshim që vlerësoj punën e grave në disa komisione parlamentare në vend.

Pse këmbëngulni te lënia e mandateve të dy deputeteve dhe nuk vlerësoni faktin se në qeverinë e sotme kemi disa gra ministre?
Kjo është një arritje e madhe, dhe e vlerësoj. Një prani e shtuar e zonjave ministre është një vlerë e shtuar. Kjo është për t'u përgëzuar në këtë këndvështrim.

A duhet të kishim një kriter tjetër, dhe jo atë gjinor. Pra të bëhet kush e meriton dhe jo për shkak të kuotave, të diskriminimit pozitiv?
S'besoj se është bërë për shkak të kriterit të gjinisë, por për shkak të aftësive që ato kanë. Mbase duhet të ishte bërë edhe gjatë qeverisjes së PD-së. E njëjta problematikë është edhe në vende të tjera europiane. Po kështu edhe senatoret amerikane janë shumë pak. Një gjë e tillë ndodh në Dhomën e Komuneve në Angli. Por gruaja në pozicionet drejtuese duhet shumë irrituese apo e papranueshme nga meshkujt, por ne përfaqësojmë gjysmën e popullsisë, dhe duhet të kemi një kuotë të tillë përfaqësi...