Premierave në Teatrin Kombëtar do të bashkohet me datë 18 edhe komedia "10 vjet martesë" e shkruar nga autori Halil Vardari. E sjellë në skenën shqiptare nga regjisorja Inis Gjoni dhe në mishërimin e aktorëve Genc Fuga dhe Eni Jani, kjo komedi sjellë në vëmendje marrëdhëniet në çift duke u përshtatur kështu në çdo kohë dhe çdo vend ku vihet në skenë. Gjatë konferencës për mediat regjisorja Inis Gjoni është shprehur rreth përzgjedhjes së kastit të aktorëve por edhe mesazheve që dëshiron të përçojë me anë të veprës. "10 vjet martesë" do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar nga data 18, 19, 20 dhjetor për tu rikthyer më pas në janar në orën 19:00.