ELBASAN- Bllokimi i tunelit të Krrabës, pjesë e autostradës që lidh Elbasanin me Tiranën, ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve. Gati 8 muaj pasi qeveria e kaluar e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha inauguroi tunelin ky aks rrugor do t'i nënshtrohet rikonstruksionit.
Policia rrugore njofton se asnjë automjet nuk do të qarkullojë sot në aksin e ri rrugor Elbasan-Tiranë për 11 orë, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit deri në 18:00 të pasdites së sotme, për shkak të punimeve që do të kryhen, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar t'ju rikthehen rrugës së vjetër.
Kalimi në tunelin e Krrabës i inauguruar nga qeveria e kaluar vetëm 2 javë para zgjedhjeve të 23 qershorit u bllokua për shkak të punimeve për shtrimin e tapetit të asfaltit të rrugës.