A1 Report - Buxheti 2013, Kushtetuesja nis shqyrtimin e ankimimit të PD-ss

2015-08-21 0

TIRANE- Gjykata Kushtetuese morri sot në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 "Për buxhetin e vitit 2013".

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi tha se kemi të bëjmë me një akt të paprecedëntë ku merret borxh jo për investime por për t'i bërë rrush e kumbulla nga ministrat.

"?"Akti normativ për të rritur borxhin në kufi historik është antikushtetues. Ky akt normativ u mor në kundërshtim të hapur me Kushtetutën jashtë çdo logjike kushtetuese, për një emergjencë apo nevojë, por thjesht për të marrë para borxh për t'i bërë rrush e kumbulla për zyrtarët. Jemi besimplotë se gjykata do e analziojë me profesionalizëm këtë akt të paprecedentë ku merret borxh jo për investime por për para për t'i bërë rrush e kumbulla"- tha Halimi pas seancës në Gjykatën Kushtetuese.

SEANCA:
Në seancën e sotme morën pjesë përfaqësuesit e PD dhe PS, ndërsa nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë.
Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso deklaroi gjatë seancës se qeveria e ka rritur borxhin në 68.6%.
"Pritet që, në fund të mandatit 4-vjeçar borxhi do shkojë 92%, prandaj kërkojmë shpalljen e aktit të papajtueshëm me Kushtetutën. Rrezikohet stabiliteti makro-ekonomik. Kjo rritje cenon interesat e integrimit. Rama e di që rritja e borxhit çon popullin në humnerë, prandaj akti normativ është i patolerueshëm, arbitrar dhe shtypës", tha Kaso.

Përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, Edlira Jorgaqi kërkoi që Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e PD. Sipas saj, qeveria është përgjegjëse për stabilitetin makroekonomik.

"Te relacioni i aktit sqaruam nevojën e urgjencës. Akti normativ vjen pas situatës së vështirë ekonomike, jep një vlerësim realist të të ardhurave", sqaroi ajo, informon ata.


"Akti normativ për të rritur borxhin në kufi historik është antikushtetues, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, të drejtat kushtetuesë të qytetarëve për mirëqënie, rrënon ekonominë, prek thelbësisht të drejtën e qytetarëve për një jetë më të mirë, prek thelbësisht pagat e çdo qytetari shqiptar, pensionet, në mënyrë të padiskutueshme të ardhmen ekonomike të vendit. Është ky akt normativ që u mor në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, jashtë çdo logjike kushtetutese për një emergjencë apo nevojë, por thjesht për të marrë para borxh, për ti bërë rrush e kumbulla për zyrtarët dhe zyrat e qeveritarëve. Jemi besimplotë se gjykata kushtetuese do të analizojë me profesionalizëm këtë rast, këtë akt të paprecedentë në historinë 20 vjeçare të gjithë buxhetit në Shqipëri, ku merret borxh në kufi historik jo për investime, por për para për ti bërë rrush e kumbulla" tha ai.