A1 Report - "Nëpunësit civil", Kushtetuesja rrëzon kërkesën e parë të PD

2015-08-21 2

TIRANË - Në një seanca maratonë prej më shumë se 2 orë e 30 minutash, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, për pezullimin e hyrjes në fuqi të të aktit normativ për ligjin e "Nëpunësit Civil".

Nga ana tjetër, PD-ja ka bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfyqizimin e aktit normative dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij aktij. Për këtë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende, ndërsa kryetari i trupit gjykues bashkim dedja ka bërë me dije se ky vendim do të njoftohem nëpërmjet administratës gjyqësore.

Gjatë fakteve të dhëna, juristi i PD-së, Ivi Kaso tha se, "akti normativ për nëpunësit është antikushtetues. Kaso tha se, "një ligj i miratuar më votat e 3 të 5 të deputetëve nuk mund të ndryshohet me një akt normativ".

Ndërsa, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se, "qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend"
Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3 të 5 e votave, por ka bërë dhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën.