A1 Report - "Basha, ti je zemra jone" - PD nis anetaresimet e reja me brohoritje

2015-08-22 3

TIRANË -- Nën brohoritjet "Basha, Basha, ti je zemra jonë", Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në selinë e PD-së, qindra të rinj që kanë dëshiruar të anëtarësohen në këtë parti. Ai i është bashkuar të rinjve "i zhveshur" këtë radhë nga kostumi klasik dhe kravata.

Ai tha: ""Lajmi më i mire është anëtarësimi i qindra dhe mijërave të rinjve për herë të parë në Partinë Demokratike. Mendjehapur dhe zemërplotë, rinia po vjen në PD. Mendjehapur dhe zemërplotë po e presim!
Në ballin e kësaj "shtëpie" të lirisë, janë gdhendur këto fjalë: "Mirësevjen rini e mrekullueshme në shtëpinë e lirisë."

Donim të bënim opozitë si një parti e djathtë, por këta nuk janë të majtë, janë oligarkë që mendojnë vetëm për veten e tyre,"- tha ai. - "Ndaj sot, i biem trumpetave të rrezikut që i kanoset Shqipërisë, të ardhmes së saj. Vetëm në 8 muaj opozitë, rinia po vërshon tek PD-ja, sepse është e vendosur që bashkë me të, t'i thotë jo e ta ndalë këtë të keqe të madhe.

Do ta ndalojmë me instrumentin më të fuqishëm dhe më të pathyeshëm që është gjithpërfshirja popullore kundër oligarkisë Rama-Meta. Gjithpërfshirje, gjithpërfshirje të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky vërshim të jetë shenja e parë e pranverës shqiptare. Mirësevini!" - përfundoi kryedemokrati.

Free Traffic Exchange