A1 Report - Arrest me burg Andon Mëhillajt Avokati:Ka probleme mendore

2015-08-21 1

TIRANE- Arrest me burg Andon Mëhillajt, i cili së bashku me Genis Mëhillaj, sipas dy të penduarve Julian Sinanaj dhe Ndricim Gjokonës, janë personat që porosinin dhe paguanin për vrasjet me pagesë.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua sot rivlerësimi i masës së arrestit për Mëhillajn. Ndaj tij në janar Gjykata kishte marrë masën e arrestit burg në mungesë.

Andon Mëhillaj, i cili njihet edhe me emrin Erjon, u paraqit në gjykatë njëzetekatërorë pas vetëdorëzimit. Seanca e sotme ishte për verifikimin dhe konfirmimin e masës së arrestit për Mëhillajt.

Avokati tjetër mbrojtës Lazër Sokolaj, pas seancës deklaroi se kërkoi një masë më të lehtë për Mëhillajn, për faktin se vuan nga sëmundje mendore, se ka kartelë mjekësore madje merr mjekim. Avokati deklaroi se Mëhillaj nuk pranon akuzat dhe se do të flasi më shumë ditët në vijim.

Gjyqtarja Etleva Deda, nuk i ka marrë parasysh pretendimet e avokatit duke mos i hequr asnjë presje vendimit të parë të marrë në mungesë, dhe kërkesave të dy prokurorëve të krimeve të rënda, Behar Dobra dhe Ardian Nezha.

Mëhillaj është personi i pestë i arrestuar si pjesë e "bandës së tritolit"

Ai akuzohet si ndërmjetësi në ekzekutimin e peshkatarit Sokol Veizaj në Vlorë, në vrasjen kundrejt një pagese 35 mijë euro për biznesmenin Agron Çela, në shpërthimin në banesën e zyrtarit të PD në Vlorë Ardian Kollozi, në vendosjen e bombës me celular në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, në plagosjen e Julian Metushit, në porositjen e një atentati të mbetur në tentativë për 120 mijë euro ndaj biznesmenit Piro Bare, si edhe në dy raste të tjera të vendosjes së ekslozivëve.

Në pranga për të njëjtin grup janë dy vrasësit me pagesë Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro dhe Ilir Karçini.

VETEDOREZIMI
Andonis Mëhillaj u vetëdorëzua tre javë pasi është shpallur në kërkim policor dhe katër ditë pasi në banesën e tij në Vlorë, ju vendos një sasi eksplozivi në shenjë hakmarje. Vetëdorëzimi i Mëhillajt është bërë në orën 09:30 të mëngjesit të djeshëm, ku së bashku em avokatin e tij mbrojtës, Edmond Demaj, dhe një anëtar të familjes së tij, super i kërkuari nga policia e Shtetit, ka shkuar me këmbët e tij në zyrën e prokurorit të Vlorës Kosta Beluri.

Free Traffic Exchange