A1 Report - Krimet e Rënda "arrest me burg" Ilir Karçinit. E mbron Sollaku

2015-08-21 1

burg", për biznesmenin e gazit Ilir Karçini. Ky i fundit akuzohet se, ka paguar 120 mijë euro për vrasjen e biznesmenit, Piro Bare.

Gjatë marrjes në pyetje, Karçini ka pranuar konfliktet me biznesmenin e gazit Piro Bare, por mohon të ketë paguar apo urdhëruar vrasjen e tij.

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Karçinit ka nisur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm dhe në sallë i pandehuri është mbrojtur nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ndërsa e pranishme në sallë ka qenë dhe bashkëshortja e biznesmenit. Avokati Sollaku, kërkoi nga gjykata të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në një masë lehtësuese për Karçinin.

Por me argumentin se në këtë fazë ku ndodhen hetimet Karçini, mund të ndikojë në prishjen e provave për aq kohë sa nuk janë arrestuar dhe dy kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj, të dyshuar si krerët e bandës së tritolit, gjyqtarja Deda vendosi të konfirmoj arrest me burg për biznesmenin fierak.


Karçini u arrestua më 1 shkurt 2014 pasi dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për ekzekutimin e pronarit të "Porto Romanos", por Karçini mësohet se u ka deklaruar hetuesve se nuk ka patur asnjë arsye të paguajë apo urdhërojë vrasjen e Bares.

Free Traffic Exchange