TIRANË- Katër personat e arrestuar si anëtarët e bandës "Gjahtarët e natës", të cilët vidhnin karburantet në zonën midis Tiranës, Elbasanit dhe Pogradecit, mbeten në burg.
Në këtë mënyrë ka vendosur gjykatësi Ardian Aliaj, për Rigels Halmusaj, Aleksandër Daci, Kristi Koleci, Bashkim Mellungja, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin vidhnin karburantet në orët e vona të natës.
Për organin e akuzës, një ndër provat më të rëndësishme që i implikon të rinjtë në vjedhjet e kryera janë pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, paçka se para gjykatës të arrestuarit mohuan akuzën.
Këta shtetas u arrestuan 3 ditë më parë, nga forcat e policisë së komisariatit Nr.1 në kryeqytet. Në daljen e tyre para gjykatës, tre të arrestuarit mohuan akuzën.
Ndërsa organi i akuzës pas provave filmike të marra nga kamerat e sigurisë në karburnatet e vjedhura, mundi t'i identifikojë autorët dhe të zbardhë skemën e përdorur në vjedhjet e realizuara.