A1 Report - Rama - Pittella: Nje mik dhe dashamires i Shqiperise drejt BE

2015-08-21 1

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Europian Gianni Pittella. Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë, ku Rama ka shprehur kënaqësinë që ka pritur Pitellën.

"Kënaqësi që mikprita një dashamirës të shquar me të cilin kemi ndarë mendime lidhur me ecurinë e progresit për në Bashkimin Europian", ka thënë kryeministri Rama gjatë takimit. Burime nga kryeministria kanë bërë të ditur se, gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit me grupet parlamentare në PE.

"Diskutuam dhë për forcimin e bashkëpunimit me grupin Socialist e Demokrat në Parlamentin Europian", ka thënë në fjalën e tij në takimin zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Europian Gianni Pittella.

Duke folur në takim, Gianni Pittella ka deklaruar se, ishte në Shqipëri për ti dhënë mbështetje kryeministrit Rama për punën që po bën.

"Jam këtu për të rinovuar miqësinë time të kahershme me Edi Ramën dhe popullin shqiptar, për të shprehur vlerësimin dhe admirimin për punën që ka bërë ai. Në cilësinë e kryeministrit ai po çon përpara, si luftën kundër kriminalitetit, kundër korrupsionit, ashtu edhe reformën e administrimit publik", tha Pittella.

"Jam këtu edhe për të folur mbi hapat e përmbushur lidhur me rekomandimet e bëra për të marrë statusin e vendit kandidat për në bashkimin Evropian. Parlamenti evropain është shprehur zyrtarisht pro integrimit të Shqiëprisë dhe këtë qëndrim do të vazhdojë që të mbajë edhe në të ardhmen", theksoi gjatë fjalës së tij, zëvendëspresidenti i parë i Parlamentit Europian Gianni Pittella.

Free Traffic Exchange