A1 Report - Speciale, Pelegrinët e një Kishe "magjike" A1 Report udhëtim drejt Laçit

2015-08-22 8

50 km nga Tiranë, qyteti i vogël i Laçit, po ofron një mikëpritje të pazakontë këto ditë për mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet, madje edhe për shqiptarët nga diaspora.

Kisha e Shna Ndoit, apo e quajtur edhe Kisha e Mrekullive, është arsyeja e mbipopullimit të Laçit në këtë mes-qershori. Kisha shtrihet në grykën e malit të Rodonit, pak kilometra nga qendra e qytetit. Me të hyrë në Laç, të gjithë marrin emërtimin "pelegrin".

Kontakti i parë janë të vegjëlit e Lacit të cilët afrohen pranë dritareve të makinave duke ofruar blerjen e qirinjve. Kryesisht janë fëmijë që jetojnë në Laç dhe zonat përreth. Vijnë të gjithë nga familje të varfëra. 12 javët e pelegrinazhit janë një burim shprese për ta dhe familjet e tyre. Qershori është muaji i vetëm kur ka jetë aktive në Laç. Fëmijët kanë lënë madje shkollën dhe me qirinj në duar nuk lodhen në asnjë moment tu afrohen makinave edhe shumë pranë rrotave vetëm e vetëm që pelegrinët të blejnë qeskat e tyre me qirinj.

Ndërkohë më tej drejt kodrës pelegrinët sa vijnë e shtohen.

Sipas shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Lena, më shumë se 800 mijë njerëz kanë hyrë në Laç në datën 12 qershor, pa llogaritur këtu qindra të tjerë që vijnë gjatë mëngjesit të datës 13 qershor. Për 13 të marta me radhë, Kisha pret besimtarët të të gjitha feve dhe besimeve, deri më 13 qershor, kur është dhe dita e përkujtimit e të shenjtit Shna Ndou. Për të evituar trafikun policia në bashkëpunim me administratëorët e Kishës nuk kanë lejuar për këtë vit qarkullimin me mjete private deri lart në kishë. Ndërsa pranë furgonit të policisë dhe FNSH, qëndrojnë në gadishmëri zjarrëfiksja dhe autoambulanca.

Njerëzit besojnë në mrekullitë e kishës "magjike" Një zonjë nga Fieri thotë se mrekullia që ka ndodhur në jetën e saj ka qenë llotarija amerikane që i biri. Një tjetër zonjë shpjegon se jeta e saj ka shkuar "vaj", fëmijët janë rregulluar, ndërsa ajo vetë është një e moshuar që luan domino me nipërit dhe mikeshat e saj. Për të kjo është mrekullia që i ka ardhur pas pelegrinazheve të përvitshme në Kishën e Laçit

Historia e këtij vendi të shenjtë daton në shek e 12 dhe është e mbushur plot me gojëdhëna të murgjve të keqtrajtuar që kundërshtonin armiqtë e kristianizmit, madje dhe perandorinë osmane. Pelegrinazhi nis ne 18 mars qe është e marta e pare dhe kulmon te martën e 13-të, qe është edhe dita e festes. Ndërsa nata e 12 qershorit dhe mëngjesi I 13 qershorit janë dita e festës për të shenjtin Shën Ndou. Sipas shkrimeve, shenjti Shen Ndou ka qene predikues dhe sot besimtaret ndjekin rrugën dhe qëndrojnë ne vendet ku ka ndaluar ai.

Free Traffic Exchange