Të reja të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin e kampionit të Formula 1 Michael Schumacher. Sipas gazetës lokale franceze Dauphiné Liberé ish piloti, kishte një telekamer të vendosur në kaskën mbrojtëse që mbante në kokë.
Telekamera në fjalë, është një model i quajtur Gopro, e cila zakonisht përdoret për të filmuar skenat e sporteve amatoriale.Në momentet e para të aksidentit, pjesëtarët e familjes së Schumacher-it, ishin shprehur se nuk do e dorëzonin telekamerën, për të ruajtur kështu privatësinë e Schumacheri-t. Dhe nëse do i referoheshin ligjeve franceze, ata kishin plotësisht të drejtë të mos e dorëzonin, pasi ka qenë një aksident dhe jo një krim.
Por tashmë policia franceze ka marrë në dorëzim imazhet, të cilat pasqyrojnë momentin e aksidentit.