ELBASAN- Policia Bashkiake e Elbasanit pengon gazetarin e "A1 Report" të kryejë detyrën. Gazetari Andi Qosja po mblidhte informacion për shitjen e qumështit në rrugë, ndërsa është shtyrë nga kryeinspektori i bashkisë së Elbasanit, Alush Isai.
Ndërkaq, një tjetër inspektor i Bashkisë, Florenc Lufo, ka kërcënua gazetarin e "A1 Report", duke e penguar në realizimin e detyrës së tij.
Inspektorët e Bashkisë marrin ryshfet nga shitësit ambulantë, duke i lejuar të tregtojnë në rrugë produktet e tyre jashtë kushteve dhe standardeve.