Dy gazetarë francezë të Radios `France Internationale`, kanë humbur jetën në Mali, teksa po bënin një reportazh në kryeqytetin e këtij vendi, Kidal. Ministri i Jashtëm francez, në një komunikatë për shtyp, tha se gazetarët, janë therur me thikë. Gjithashtu ai shtoi se po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarje.
Sipas mediave ndërkombëtare, trupat e pa jetë u gjendën nga ushtarët e impenjuar për këtë operacion, rreth 12 km nga Kidal. Mendohet se Dupont e Verlon janë marrë peng pas një takimi me një lider të Lëvizjes Kombëtare për liri të Azaëad, siç quhen rajonet në veri të Malit, të cilët kërkojnë independencë.
Presidenti francez Hollande dhe presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita, kanë shprehur të njëjtin mendim, duke qenë të vendosur për të fituar betejën kundër terrorizmit, pas rrëmbimit dhe vrasjes së reporterëve francezë.