Besimtarë nga e gjithë bota u mblodhën mesnatën e 24 dhjetorit në Katedralen e San Pietro-s, në Vatikan, për të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes, të mbajtur nga kreu i selisë së shenjtë. Papa Françesku ka mbajtur kështu meshën e parë për Krishtlindje, që nga momenti i emërimit të tij.
Mesha e natës së Krishtlindjes, ka nisur me ritin antik të këndimit të Kalendës, për fillimin e Krishtlindjes. Në celebrimin e kësaj meshe, kreu i Selisë së shenjtë është shoqëruar nga 300 kardinalë, peshkopë dhe priftërinj.