TIRANE - Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka deklaruar se historia e genocidit çam nuk duhet lënë në harresë, dhe për këtë është e nevojshme që historianët dhe shkencëtarët të ngrejnë zërin dhe të thonë të vërtetat historike.
"Sigurisht që grekët kanë qenë më të aftë se ne që në katedrat e historisë botërore të vendosin njerëzit e tyre, ndaj unë e vlerësoj jashtëzakonisht takimin e sotëm. Unë mund të them që është mirë që të vëërtetat tona historike të arrijmë ti përcojmë nëpër autodiret e botës duke filluar që nga tekstet shkollore tonat ku pak ose aspak flitet për Çamërinë", tha Idrizi.
Deklaratën, kreu i PDIU-së e dha në koferencën e mbajtur në Akademinë e Shkencave, ku temë ishte trashëgimia kulturore dhe perspektiva e cështjes came. Idrizi theksoi se marëdhëniet paqësore mes vendeve janë të gënjeshtërta dhe se Greqia vazhdon të ushqejë kulturën e saj të urrejtjes.