A1 Report - INUK merr në dorëzim Pallatin e Bashës, 1500 vrima për tritol

2015-08-21 0

TIRANE- Sot në mesditë INUK mori në dorëzim kompleksin "Jon" të ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Askush nuk lejojhet të hyjë më në objekt. Banorët kanë respektuar afatin e INUK, për të dalë në orën 12:00 dhe tashmë pallati në pronësi të vjehrrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha është duart e INUK dhe forcave të xhenios.

Pallati 8 katësh tashmë është rrethuar me shirit nga policia dhe nuk lejohet lëvizja. Ekspertët e xhenios dhe INUK pritet të hapin rreth 1500 vrima në kollonat e betonit të kompleksit "Jon".

Korrespondentin ynë Armand Xhelili informon se INUK po dobëson strukturën e ndërtesës dhe po shemb kolonat e jashtme. Ndërkohë që xhenierët e ushtrisë vazhdojnë të kryejnë matje, për të hapur 1500 vrima për tritolin.

Xheniot kanë 5 ditë kohë për të kryer veprimet pas së cilës do vendoset dhe tritoli.