TIRANE- Ngjarja e në shkollën profesionale të Shkozetit ka vënë edhe njëherë pikëpyetje sigurinë në ambientet e shkollave, të cilat jo rrallë herë bëhen shesh beteje mes nxënësve. Gjimnazistët e kryeqytetit shprehen se brenda oborrit të shkollës ndihen të sigurtë, por jashtë tij gjithçka ndryshon, pasi sherret bëhen jashtë rrethimit të shkollës.
Drejtoresha e Gjimnazit "Partizani", Luljeta Mustafaj, na thotë se ekzistenca e një uniforme blu pranë shkollës, do të ndikonte në minimizimin e sherreve edhe jashtë oborrit të shkollës.
Të gjithë gjimnazet e kryeqytetit janë pajisur me kamera sigurie, dhe kjo ka bërë që zënkat mes nxënësve të mos bëhen më brenda oborrit të shkollës, por rreth e rrotull saj, ose pas shkollës, ku nuk kapen nga kamerat e sigurisë.