TIRANE- Mbledhja e sotme e komisionit të Sigurisë është mbyllur me përplasje verbale mes Flamur Noka, nënkryetar i këtij komisionit dhe Pjerin Ndreut deputet i PS-së.
Ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe gardës ka shmangur përplasjen fizike mes dy deputetëve.
E gjitha ka ndodhur brenda në ambientet e komisionit të Sigurisë ku Saimir Tahiri ishte thirrur në një seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve në kufi me Greqinë por dhe për situatën kriminale në vend.
Konflikti verbal mes Pjerin Ndreut dhe Flamur Nokës ka pasur edhe gjatë mbledhjes.