A1 Report - "Radika", ministri Ademi për A1 Report: Projekti, vështirë të bëhet

2015-08-21 0

SHKUP -Ministri i Ambientit Jetësor, Abdylaqim Ademi duke folur për A1 Report nga Shkupi, ka deklaruar se, është 90% i bindur se, projekti për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës, nuk do të realizohet. Sipas tij, "për shkak të ndikimit që mund të ketë devijimi i ujit nga lumi Radika, në vetë rrjedhën e lumit, si dhe ne ekosistemin dhe biodiverzitetin e këtij rajoni", ky projekt nuk mund të bëhet.

Qëndrimin e tij, Ademi e bazon në ligjin për ujërat në Maqedoni dhe në bazë të direktivave të BE-së për ujin dhe të konventave ndërkombëtare, të cilat ndalojnë çfarëdo devijimi të ujrave nëse konstatohet se do të ketë impakt negativ për ekosistemin dhe biodiverzitetin.

"Un jam i bindur mos të them 100 qind për qind por 90 % i bindur se devijimi për lumin Radika është negative dhe unë nuk dua të paragjykoj vendimin përfundimtar sepse duhet të ja lëmë studimit", ka thënë Ademi për A1 Report.

Përsa i përket reagimit të qytetarëve dibranë, ai thotë se për këtë temë ka edhe keqinformime, por në vendimemarrje do të përfshihen edhe banorët sapo të jetë përgatitur studimi. "Ky është një projekt kompleks, i cili përveçse për energji elektrike do të mund të shfrytëzohet edhe për vaditje.

Ky projekt nuk do të ketë impakt negativ as për sasinë e ujit të lumit Radika por as në ekosistemin dhe biodiversitetin pasi është vlerësuar se 45 për qind e florës dhe faunës që duhet të mbrohet është në atë rajon", ka deklaruar për A1 Report, ministri Ademi.

Sipas ministrit Ademi, do të hapet një debat publik dhe me institucionet qeveritare të Maqedonisë dhe "jemi të detyruar edhe përmes konventës ESPO të cilën ne e kemi ratifikuar, të fusim në konsultime edhe vendet në të cilat do të ketë impakt projekti, pra Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë që të gjithë të jenë pjesë e vendimmarrjes".

INTERVISTA E PLOTE E MINISTRIT ADEMI PER A1 REPORT NGA MAQEDONIA:

Gazetarja: Ndërtimi i HEC të Fushë Lukovës, është kthyer në një temë diskutimesh dhe shqetësimesh, në zonën e Dibrës. A kemi një projekt dhe çfarë parashikon ai?
Ministri Ademi: Ky është një projekt ideor, kompleks i cili përveçse për energji elektrike do të mund të shfrytëzohet edhe për vaditje. Ky projekt nuk do të ketë impakt negativ as për sasinë e lumit Radika por as në ekosistemin dhe biodiversitetin pasi është vlerësuar se 45 për qind e florës dhe faunës që duhet të mbrohet është në atë rajon. Nga ky projekt do të ketë impakt Republika e Shqipërisë, Republika e Kosvës por edhe Greqia. Nëse do të ketë kërkesë për devijim të ujërave, ato do të shkojnë në pellgun Vardar që kalon në Greqi. Në konsultimet e mëtejshme, ku do të jetë ndikimi mbi mjedisin gati, përveçse do të hapim debat publik dhe me institucionet qeveritare te Maqëdonisë, jemi të oblikuar përmes konventës ESPO të cilën ne e kemi ratifikuar, të fusim në konsultime edhe vendet në të cilat do të ketë impakt projekti, pra Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë që të gjithë të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Gazetarja: Prej pak ditësh qytetarët dibranë ...