A1 Report - Pallati i Bashës, Gjika dha leje për ndërtimin mbi det, ja harta

2015-08-21 1

TIRANE- Kompleksi "Jon" ka dhjetëra shkelje që konstatohen në aktin e ekspertimit të përpiluar nga ekspertia Luiza Bala, e cila është ngarkuar nga prokuroria e Vlorës, me qëllim hedhjen dritë mbi këtë çështje. Akti sqaron shkeljet zinxhir të zyrtarëve të bashkisë së Vlorës, përfshirë këtu dhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika, që ka miratuar lejën e ndërtimit në kundërshtim të çdo rregulloreje ndërtimore. Planimetria e pallatit është pranuar nga Gjika, duke përfshirë dhe sipërfaqen detit. Në vendin ku është ngritur pallati në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, është lënë zonë e lirë nga ndërtimet dhe e pa përfshirë me ndërtime.

Sipas ekspertes ka shkelje në dhënien e sheshit të ndërtimit, plani i përgjithshëm rregullues i vitit 1996 e përcakton zonën e ndërtimit të ri, në emër të Xhuvi Sharxhit e Xhafer Isufit, si zonë plazhi pa ndërtime. Ndërkohë që shkelje të tjera janë dhe miratimi i lejës së ndërtimit për 6 kate. Sipas ekspertes Luiza Bala, janë një sërë shkeljes të një pas njëshme që i kanë hapur rrugë ndërtimit të kompleksit "Jon". Gazeta "Shqiptarja.com", disponon të plotë aktin e ekspertimit ku Luiza Bala i ka dhënë përgjigje 5 pyetjeve të bëra nga prokurori Maksim Sota. Ndërkohë që pas ndërtimit të objektit, pronarët e truallit e kanë hipotekuar atë së bashku me rreth 4 mijë metra katror, në një kohë kur vetëm 1663 metra kanë blerë. Sipas prokurorisë së Vlorës, në rastin konkret dy pronarët kanë hipotekuar dhe sipërfaqen e ujit.

Free Traffic Exchange