Vazhdojnë konfrontimet mes banorëve dhe policisë private për ndërtimin e një pallati në bulevardin "Zogu i I". Oborri para pallateve vazhdon të ketë përfaqësues të ndërtimit dhe fadromat për prishjen e pallateve egzistuese. Banorët kërkojnë një autorizim dhe paraqitjen e lejes së Bashkisë për zënien e kësaj hapësire publike.
Pranë tyre mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe forcat e komisariatit nr 3 të Tiranës ku dhe kanë qetësuar situatën.
Zënia e kësaj hapësire do të rrezikojë rreth 50 familje, pasi piketimi i ndërtimit të pallatit është shumë pranë pallateve ekzistuese. Zaptimi i hapësirave publike kohët e fundit është kthyer në një shqetësim për banorët kryeqytetas.