Komisioni i Integrimit ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës procesverbalin mbi marrëveshjen e shërbimit të asistencës doganore me kompaninë britanike Crown Agents. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, ka relatuar mbi këtë kompani duke saktësuar se kjo e fundit nuk është koncesionare, por do të shërbejë vetëm për asistencë.
"Kemi të bëjmë pastërtisht me një kontratë asistence dhe asistencë veçantërisht e fokusuar në metodikën, planin, organizimin e punës në terren. Ne synojmë që të europianizojmë praktikat e një institucioni që për fat të keq preceptohet si një institucion me praktika abuzive " - tha zv. Ministri i Financave, Ervin Mete.
Ndërkaq, deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar motivin e përjashtimin të "Crown Agents" nga detyrimet tatimore të vendit.
"Nëqoftëse ju thatë që një nga arsyet për përjashtimin nga taksat ëshë fakti që ja japni me një dorë e nuk ja jepni me tjetrën, e në fakt të dyja dalin nga buxheti i shtetit", tha deputeti socialist, Ben Blushi.
Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka nxitur edhe më tej debatin. Qeveria shqiptare do ti paguajë kompanisë britanike 8.5 milionë euro për shërbimin 2-vjeçar të asistencës që ajo do ti ofrojë doganës.