A1 Report - "Radika", pse nuk mund të devijohet?

2015-08-21 10

TIRANË- Ligji ndërkombëtar për administrimin e përbashkët të burimeve të ujërave dhe ujërave teritoriale mes shteteve, e ka të përcaktuar qartë mënyrën e zotërimit të tyre. Nëse i referohemi ligjit të vitit 1956, asgjë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanëshme nga shteti fqinj, të paktën nëse respektohet legjislacioni në fuqi, detyrues për palët për ujërat ndërkufitarë.

Refereruar çështjes së lumit "Radika", marrëveshja e parë që Shqipëria dhe Maqedonia kanë ende në fuqi është detyruese për dy vendet. Ajo shënon vitin 1956, kur Maqedonia ishte pjesë e ish-Republikës Jugosllave, me të cilën Shqipëria pati nënshkruar dokumentin, ku të dyja palët merrnin përsipër të zgjidhin me marrëveshje të gjitha çështjet e ekonomisë ujore.

Qeveria e Maqedonisë edhe sikur të dojë të ndryshojë rrjedhën e lumit "Radika", ajo nuk mundet ta bëjë atë pasi ligji ndërkombëtar për administrimin e përbashkët të burimeve ujore dhe ujërave teritoriale mes shteteve, i vitit 1956 nuk ia lejon një gjë të tillë. Sipas këtij ligji, asgjë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanëshme nga shteti fqinj, të paktën nëse respektohet legjislacioni në fuqi, detyrues për palët për ujërat ndërkufitarë.

Marrëveshja e parë që Shqipëria dhe Maqedonia kanë ende në fuqi është detyruese për dy vendet. Ajo shënon vitin 1956, kur Maqedonia ishte pjesë e ish-Republikës Jugosllave, me të cilën Shqipëria pati nënshkruar dokumentin, ku të dyja palët merrnin përsipër të zgjidhin me marrëveshje të gjitha çështjet e ekonomisë ujore. Por në atë kohë Maqedonia si federatë e ish-Jugosllavisë provoi me urdhër të udhëheqësit federativ Josif Bros Tito të ndërtonte një hidrocentral në afërsi të Mavrovës duke tentuar të ndmryshonte rrjedhën e lumit "Radika" dhe "Drinit të ZI".

Por i menjehërsshëm ishte reagimi i Qeverisë dhe Udhëheqjes komuniste shqiptare, ku vet Sekretari i Parë i KQPPSH-së, Enver Hoxha, u shpreh se si kundërmasë mund të tentonte tharrjen e liqenit të "Ohrit" nëpërmjet një tuneli prej 2.8 km të gjatë nën Qafën e Thanës, duke e devijuar gjithë ujin e liqenit në fushën e Përrenjasit dhe mandej në shtratin e Shkumbinit, mbi të cilin në afërsi të Librazhdit do të ngrihej mbase një prej HEC-eve më të mëdhenj të Europës. Kjo detyroi jugosllavbët që ta rishikonin projektin e tyre duke e anuluar atë.

Këtë marrëveshje Maqedonia pranoi ta trashëgojë më pas, pas shkëputjes së saj nga ish-Jugosllavia. Mes vitit të largët 1956 deri në 2014-n, Maqedonia nuk ka pasur asnjë kërkesë për rishikimin e ndonjë pikë të saj, as gjatë mbledhjeve të komisioneve të përbashkëta ndër vite.
Marrëveshja për ujërat përforcohet edhe nga Konventa e Kombeve të Bashkuara të 1992-it, për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare.

Free Traffic Exchange