A1 Report - Trualli i pallatit të "Bashës" u hipotekua një javë para blerjes

2015-08-21 1

TIRANE- Hije të forta dyshime bien mbi hipotekimin dhe më pas shitjen e truallit ku është ndërtuar momentalisht kompleksi "Jon". Kjo pasi një javë nga hipotekimi i sipërfaqes prej 1663 metra katror, toka është shitur tek Xhuvi Serxhi dhe Xhafer Isufi. Një veprim i tillë, tregon se "pronari" ka pasur mbështetje financiare dhe politike, për marrjen e truallit, që në fakt i takonte shkollës 8-vjeçare "Zenel Murra"

Nënshkrime kontradiktore dhe hije dyshimi për falsifikimin e procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së bashkisë Vlorë, bien mbi inixhinierin e këtij institucioni Odhise Zoto. Kjo për shkak se Zoto ka hedhur dy firma që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. E para lidhet me faktin e mbledhjes së 14 qershorit 2010 ku gjatë mbledhjes së Këshillit Teknik, janë marrë një sërë studimesh urbanistike, mes të cilëve dhe studimi i pronarëve të truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.

Lidhur me këtë studim studim Këshilli Teknik në mbledhjen e sipërcituar, duke ju referuar protokollit të mbledhjes, në të cilën ka qënë i pranishëm i pandehuri Odhise Zoto si dhe relacionit të paraqitur lidhur me këtë mbledhje, të nënshkruar nga i pandehuri në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Urban, është konkluduar që të mos kalojë për miratim në KRRT.

Mirëpo në një dokument tjetër, Zoto ka hedhur sërisht firmën duke miratuar kalimin e çështjes në KRRT, dhe më pas ka firmosur miratimin e lejës së ndërtimit. Këto veprime arbitrare kanë ndodhur në një periudhe prej dy muajsh.Ndërkohë që në dosje tregohen dyshime të forta edhe lidhur me blerjen e truallit nga shtetasit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.

Free Traffic Exchange