A1 Report - Pallati i "Bashës" gurët në zonën e Jallit por firma i hodhi në det

2015-08-21 4

Shkelje të rënda janë konstatuar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë verifikimit të dokumentacionit për kompleksion "Jon" në Vlorë. Subjekti "G.B.A Konstruksion" që ka marrë lejën e ndërtimit në dokumentacionin që ka paraqitur në bashki, në njërën nga pikat ka pretenduar se të gjitha inertet dhe gurët që do nxireshin gjatë hapjes së gropës, do të transportoheshin me kamione në drejtim të zonës të quajtur "Jalli" në Nartë.

Në fakt kjo zonë është përcaktuar dhe në miratimin e lejës së ndërtimit të lëshuar nga kryebashkiaku Gjika, ku në pikën 6 të kësaj leje qartësohet se mbetjet e ngurta do të hidhen në zonën e përcaktuar Jalli. Mirëpo në këtë zonë, duket se nuk është hedhur asnjë kamion me inerte dhe gurë, pasi të gjithë gurët që janë nxjerë nga gropa për ndërtimin e pallatit, janë hedhur në brendësi të detit, duke sjellë kështu shtimin në mënyrë artificial të truallit, dhe se kjo gjë është bërë në drejtim të ujërave të gjirit të Vlorës

Free Traffic Exchange